E ftuar në studion e “Lancio” në Top Albania Radio, ka qenë Lore, për të folur për projektet e saj muzikore, si dhe për të ndarë disa të pathëna…
Cila mendon se është receta perfekte për një hit?
Hitin nuk e parashikon dot. Unë jam me shprehjen “hiti është një këngë larg, suksesi është një këngë larg.” Nuk i dihet asnjëherë se cila këngë mund të depërtojë si hit më shumë se të tjerët. Unë mendoj se njerëzit janë mësuar vetëm me atë çfarë kanë dëgjuar deri tani. Edhe mua në ndodh që të kem një intuitë pozitive për një material që do shpërthejë apo që do të ketë impakt, por ama nuk mund ta kem të sigurt që do të jetë hit. Për “Amanet” jam sharë tre javët e para të festivalit për faktin që unë kisha ndryshuar stil. Dhe arrij ta kuptoj këtë zhgënjim të njerëzve në momentin që ti trondit me një gjë që nuk duket e jotja, por në fakt është.
Nëse “Big Brother” do të ishte talent show, a do ta fitoje ti?
Padyshim! Po kush tjetër? Unë këndoj, unë kompozoj, unë shkruaj tekste, edhe kërcimin po mundohem ta mbuloj, bëj ca aktrime të lezetshme në TikTok, jam super dublante.