Pas publikimit të këngës së tyre të fundit, Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula janë kthyer në një nga dyshet më të komentuara në rrjet për afërsinë që po shfaqin publikisht. Pamje të shumta që po qarkullojnë në rrjetet sociale i tregojnë ata në skenë dhe pas saj, duke buzëqeshur, kënduar së bashku dhe ndarë çaste që kanë ndezur dyshimet: është kjo thjesht kimi artistike, apo po lind diçka më shumë mes tyre?

Spekulimet u shtuan edhe më tej sot, kur Xhensila i ka bërë një urim të ëmbël Ledrit për ditëlindjen. “Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale, shoqëruar me emojin e një kurore, ndërsa Ledri ia ka kthyer me një “Faleminderit”, me emojin e një mbretëreshe, duke ushqyer edhe më shumë komentet për një raport që mund të mos jetë vetëm profesional.

Për më tepër, këngëtarja ka lënë të kuptohet se pas suksesit të këngës së tyre të parë, një tjetër bashkëpunim është në horizont.