Ata janë miq shumë të mirë por klasifikimi i “Top Awards” i ka bërë “armiq” të njëri-tjetrit.
Ledri Vula dhe Capital T sapo kanë publikuar projektet e tyre më të reja muzikore dhe fansat e artistëve po “luftojnë” mes tyre për këngën që do të zërë vendin e parë.
Capital T pozicionohej në krye të listës javën e kaluar me këngën “Rushe“, ndërsa këtë javë Ledri Vula ka mundur t’ja rrëmbejë fronin Kapos me “Don Mo”.
“Don Mo” është produkt i producentit Big Bang dhe incizimi është kryer në studion RedBox Entertainment. Ndërsa tekstin e ka shkruar vetë Ledri.
Sa i përket klipit të këngës, artisti ka vendosur ta realizojë në Dubai, pjesë e së cilit është modelja dhe këngëtarja Morena Taraku.
Kjo projekt muzikor e rikthen artistin pas disa muajsh mungesë dhe publiku e ka mirëpritur menjëherë ritmin e artistit, që i nevojitet patjetër temperaturave të larta që po afrohen.