Sërish hasemi me surpriza sa i përket klasifikimit të “The Top List” edhe për këtë javë. Pesë vendet e para nuk kanë pasur shumë ndryshim nga java e kaluar, teksa kreu qendron sërish i njëjtë prej javësh tashmë.
Beatrix Ramosaj ka arritur që mbajë sërish fronin e 100 këngëve më të mira shqiptare për të katërtën javë rradhazi. Një rekord i ri ky që po vendos Beatrix.
Menjëherë pas saj, vjen i vëllai, Alban Ramosaj i cili renditet në vend të dytë. Duket se projekti i tij “Love Letter (n’Tiranë prej Berlini)” ka rezultuar mjaft i pëlyer dhe po konkurron “Faj”.
Në vend të tretë për këtë javë renditet Semi Jaupaj me “Mos u kthe”. Që në çastet e para të publikimit, kjo këngë ka rrëmbyer zemrat e fansave.
Ndërkohë vendi i katërt mbetet i pandryshuar. Është sërish Fifi me këngën e saj “Diell”. Nga ana tjetër vendi i pestë për këtë javë shkon për Elvana Gjata me “Pow”.