Fansat e dyshes së talentuar, Tayna dhe Don Phenom, janë të vendosur që bashkëpunimi “Columbiana” të jetë kreu i klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne . Falë mbështetjes së tyre, për 4 javë rresht, ky projekt muzikor mban vendin e parë të “The Top List”, duke u shndërruar në këngën më të dëgjuar.
Pavarësisht se shumë këngë të reja i janë shtuar listës zyrtare të “Top Awards”, duket se për “Columbiana” kjo nuk përbën asnjë ndryshim pasi ajo vazhdon të dëgjohet dhe të votohot pafund nga fansat.
Sa i përket vendit të dytë dhe ai nuk ka ndryshuar krahasuar me javën e kaluar. Bashkëpunimi i Elvana Gjatës, Ledri Vulës dhe John Shahut, “Mike”, vazhdon të votohot shumë nga fansat edhe pse ka tre javë që ka dalë në tregun muzikor.
Një sukses të madh këtë javë ka korrur edhe kënga më e fundit e Tayna, “Shqipe”, duke u futur në treshen e këngëve më të nxehta të listës. Kanë qënë pikërisht votat e fansave, ato që e kanë futur Tayna me dy këngë në “Top 3”.
Sa i përket projekteve të reja muzikore, kjo javë nuk ka patur të tilla, duke lënë kështu të nënkuptohet se artistët tashmë po shijojnë suksesin e projekteve të publikuara derimë tani.
Si kënga që është ngjitur me më shumë pozicione këtë javë ështët projekti më i ri i Kidës, “Mas”, i cili është ngjitur me 31 pozicione, duke zënë vendin e 19-të në javën e dytë të hyrjes në listë.