Pavarësisht se mund të konsiderohet një javë e qetë sa i përket hyrjeve të reja, gjatë kësaj javë ka patur ndryshime të mëdha në pozicionimin e këngëve në klasifikim.
Vendi i parë edhe këtë javë i përket prurjes më të re të Besës, në bashkëpunim me BledBeats, “C’est la Vie”. Ky projekt muzikor, i cili trajton temën e dhunës në familje, ka marrë votat maksimale, duke u shpallur kënga më e dëgjuar dhe më e votuar e javës.
Sa i përket “Top 3”, ai nuk është aspak i njëjetë krahasuar me javën e kaluar. Në vendin e dytë pozicionohet bashkëpunimi i Butrint Imerit dhe Ermal Fejzullahut, “Per nje dashuri”, e cila është ngjitur me tre pozicione nga java e kaluar. Ndërsa në vendin e tretë renditet Alban Skënderaj dhe kënga e tij “Ki meshire”, e cila ka humbur një pozicion ng java e kaluar.
Ndryshim kemi edhe në “Top 5” pasi kemi një hyrje të re dhe bëhet fjalë për “Veten dua gjallë” të Aurela Gaces, e cila pozicionohet pikërisht në vendin e 5-të. Sa i përket vendit të 4-t, është Ledri Vula dhe kënga e tij “Prej Inati”, i cili ka humbur një pozicion nga java e kaluar.