Si jeni me rritjen e temperaturave? A po e përballoni të nxehtin? Epo, Sheila Haxhiraj dhe Soni Malaj na e shtuan akoma edhe më shumë vapën këtë javë.
Dy artistet kanë ardhur në klasifikimin e kësaj jave në “The Top List” me projektet e tyre të reja. Sheila Haxhiraj ka ardhur me këngën e saj më të re të titulluar “Uh sa vapë”, tipike për ditët e fundit të cilat kemi lënë pas, një projekt ndër më të veçantët, siç e ka përshkruar dhe vetë ajo. Ky projekt i arstistes e ka renditur atë në vend të 24-të.
Nga ana tjetër Soni Malaj ka ardhur në bashkëpunim me Estto për të sjellë pak ritme të nxehta dhe latine me “Amante”. Sa bukur kombinohen së bashku. Soni plot zjarr dhe ESTTO me ëmbëlsinë që e karakterizon. “Amante” ka mbyllur klasifikimin Top 100 për këtë javë.