Kida rikthehet në klasifikim me një tjetër këngë sa të ndjerë aq edhe ritmike. “Kujtimet” është projekti i saj më i ri që ka hyrë në “The Top List” këtë javë.
Kida sjell ndjenja të përziera në “Kujtimet”, ku e kaluara rikthehet papritur dhe ngacmon emocionet e fshehura. Në këtë baladë emocionuese, artistja i këndon kujtimeve të një dashurie të humbur, duke shprehur mallin dhe dëshirën për rikthim.
Projekti sjell një kombinim të veçantë mes ndjenjës dhe stilit të saj unik. “Kujtimet” i përshtatet më së miri stilit të artistes.
Ky projekt i saj sigurisht që është pritur mjaft mirë nga audienca dhe fansat e saj besnikë. “Kujtimet” mbyll Top 100 për këtë javë.