Derimë tani Kida është artistja e vetme në klasifikimin zyrtar të Top Awards që gjendet me më shumë këngë njëherësh. Momentalisht këngëtarja e preferuar e publikut shqiptar ndodhet në klasifikim me 13 këngë, një rekord ky që mbahet nga ajo por përvec këtij suksesi, Kida ndodhet gjithashtu në mesin e artistëve me këngët me jetëgjatë në listë.
Këtë javë këngëtarja mund ta kishte thelluar më tej rekordin e saj por ndërkohë që ka hyrë në listë më prurjen e saj më të re muzikore, ajo ka dalë me “Pe du”, një këngë që ka qëndruar në listë për plot 127 javë.
“Moti” ka vendosur ta titullojë projektin e saj më të ri Kida, emri i vërtetë i së cilës është Orkidea Latifi. Që prej sezonit të verës, Kida nuk kishte bërë publik ndonjë projekt të ri por ka qënë pikërisht kënga, “Malli”, ajo që e riktheu këngëtaren në muajin nëntor.
E pritur mjaft mirë nga fansat e artistes, “Moti” ka marrë sugjerimet e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e “The Top List” por jo vetëm kaq, kjo këngë është pozicionuar gjithashtu mjaft mirë në klasifikim, ekzaktësisht në vendin e 20-të.
Sa i përket projekteve të tjera të Kidës, ato pozicionohen si më poshtë:
“Malli” në vendin e 11-të, “Deja Vu” në vendin e 14-të, “Tela” e 17-të, “Merri Krejt”e 21-të, “Harroj” e 22-të, “Ka je” e 24-t, “Ti” e 27-të, “Mas” e 28-të, “Anderr” e 30-të, “Don’t Say No More” e 31-të, “Bileta” e 33-të dhe “Kce” e 36-të.