Kjo javë shënoi klasifikimin e 184-t të “The Top List”, një listë muzikore që sa vjen dhe bëhet më interesante. Artistët shqiptar vazhdojnë të ngrejnë temperaturat me projektet e tyre ritmike, duke marrë vëmendjen e publikut shqiptar.

“The Top List” ka ardhur me disa ndryshime këtë javë sa i përket pozicionimit por tre prej këtyre këngëve kanë korrur super sukses këtë javë, duke u shpallur këngët me më shumë ngjitje në gjithë listën zyrtare të “Top Awards”.

Kida zë vendin e parë me Ermal Fejzullahun

Surprizë ka qënë vendi i parë për këtë javë, i cili ka ndryshuar krahasuar me javën e mëparëshme. Edhe pse në krye të “The Top List” qëndron e njëjta artiste është një tjetër bashkëpunim i saj që ka rrëmbyer zemrën e publikut shqiptar. “Tela” është bashkëpunimi që është ngjitur me 15 pozicione nga java e kaluar falë votimeve të shumta nga ana e publikut, duke e shpallur këngën më të dëgjuar të javës.

Edhe pse kishte një debutim zhgënjyes, Butrint Imeri ia del me “Hajt Hajt”

Edhe pse debutimi i tij me “Hajt Hajt” u konsiderua zhgënjyes për shkak të pozicionimit, fansat ia kanë dalë që ta shpallin këtë këngë një prej projekteve që është ngjitur më shumë këtë javë. Votat e publikut e kanë ngjitur me 18 pozicione “Hajt Hajt”, duke e renditur në vendin e 27-të.

Tayna ia del edhe me “Caliente”

Projektet e saj muzikore nuk zhgënjejnë asnjëherë dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe me prurjen e saj më të fundit, e cila është pëlqyer që në momentet e para të publikimit. Tayna ka ardhur më e nxehtë se kurrë në klipin e saj “Caliente”, duke rrëmbyer vendin e 5-të të “The Top List” që në javën e parë të publikimit, duke u bërë hyrja që është renditur më mirë në klasifikim.