Ashtu siç dhe e kishin paralajmëruar prej kohësh, Ghetto Geasy ka bashkuar forcat me Luiz Ejllin për të sjell një projekt të ri muzikor. “Ding Ding”, quhet kënga më e re e dyshes e cila është publikuar vetëm pak ditë më parë.

Projekti është përqafuar nga fansat e dyshes që mezi e kishin pritur këtë bashkëpunim. Votat e publikut madje, jo vetëm që e kanë futur këtë projekt në “The Top List”, por madje e kanë pozicionuar menjëherë në krye të Top 100.

Këtë herë fituesi i ”BBV2”, vjen me një stil shumë ndryshe, larg baladave duke sjellë një këngë ritmike për sezonin e verës. Kujtojmë se dhe Getoar Selimi ka qenë një përkrahës i madh i Luizit gjatë kohës që ishte në “Big Brother VIP 2”.

Në teskt Luizi përmend edhe fjalët që iu bënë hit në “BBV”, si ”çapaçule”, apo ”Luiz Baba”. Imazhi plot ngjyra dhe me energji tregon dy këngëtarët në një sfond të freskët dhe të gjallë.

“Ding Ding” i ka të gjitha elementët e duhur për rë qenë një këngë tipike verore, me një klip që mbart një frymë të re dhe mjaft festive. Me siguri ky do të jetë një prej bashkëpunimeve më të mirë të sezonit, i cili do t’ju shoqërojë përgjatë gjithë verës.

https://youtu.be/qGMqESdXGQs?si=FCIZGEMTZUHH70t7