I ftuar sot në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, ishte Kastro Zizo, i cili u shpreh për muzikën, politikën, “BBV3”, e shumë të tjera. Por si i kujton vitet e hershme Kastro dhe si e komenton rrugëtimin e tij?
Nëse nuk do të kisha bërë disa kompromisa mental, më është dashur që ta bëj. Malli nuk më merr, por ka momente që i kujtoj me nostalgji. Ka momente që e urrej veten, por nëse s’do kishin ndodhur s’do isha ky Kastro që jam sot…
Në një falenderim special për gruan e tij, Kastro shprehet…
Jeta ime ka qenë e shoqëruar nga gratë. Sara gruaja ime ka një rol të këtij njeriu që jam. Kjo nuk është në konotacionin vetëm dashuror, ka qenë miksim i dashurisë, durimit dhe një qortimi të fortë, një dore të fortë…
Ndërkohë, ai tregoi më tepër edhe për ndryshimet që sollën disa vendime në jetën e tij.
Kur lashë alkoolin dhe veset, u përballa me një realitet që kisha shumë vite që e shmangia. Vuajtjet, përgjegjësitë që njeriu duhet të përballet… E vetmja gjë që kuptova ishte të bëja paqe me veten time dhe çfarë mund të rregulloja. Nuk mund ta bëja në një realitet kur unë alkoolizohesha dikur.
Çfarë mendon Kastro se i mungon muzikës shqiptare dhe artistëve sot?
Duhet më shumë origjinalitet. Por ky është origjinaliteti… Kënga nuk ka qenë ndonjëherë në plan të parë. Ishte ura më e shkurtër për të thënë ato që kisha për të thënë.
Ndërkohë, ai iu referua edhe jetës së tij para disa viteve, periudhë kur la alkoolin.
Kur lashë alkoolin dhe veset, u përballa me një realitet që kisha shumë vite që e shmangia. Vuajtjet, përgjegjësitë që njeriu duhet të përballet… E vetmja gjë që kuptova ishte të bëja paqe me veten time dhe çfarë mund të rregulloja. Nuk mund ta bëja në një realitet kur unë alkoolizohesha dikur.
Ndër të tjera, Kastro iu referua edhe periudhës së fëmijërisë.
Nuk është e lehtë të jetosh në një botë ku të gjykohesh, paragjykohesh apo bullizohesh. Jam thirrur ufo, alien… Sa më bënte të ndihesha i veçantë nga të tjerët, në fund isha një fëmijë që lëndohej… Ime më fitonte betejat që unë nuk kisha guxim…
Si e komenton Kastro gjendjen politike të Shqipërisë sot?
Jam sa shqiptar, aq edhe ballkanas, jam krenar që jam një qenie njerëzore. Jam krenar që jam lindur në Shqipëri. Këtu gjen perla… Ky vend bëhet, po bëhet… Shqiptari është arratisur gjithmonë nga shqiptari… Unë mendoj që jo vetëm shqiptari, por njerëzimi nuk duhet të jetojë mbi nostalgji. Mendoj që opozita shqiptare është ajo që është dhe kështu do jetë edhe për 10 vite… Nëse do të kem një ofertë artistike ose shpirtërore më mirë, do ikja nga Shqipëria. Do jetoja në një cep Toskane, do prodhoja verë…
I fiton Rama zgjedhjet e ardhshme sipas tij?
Padiskutim.
Lidhur me “Big Brother Vip 3” ai shprehet:
Unë argëtohem shumë. Ky Big Brother është interesant…
Teksa kujtojmë se sot në nominim janë Egla dhe Rikja, mes dy banoreve, Kastro ka treguar se cila del sipas tij.
Mendoj që do dalë Rikja.