Kastro Zizo ka qenë mjaft aktiv kohët e fundit duke publikuar projekte të reja muzikore. Ai ka sjellë bashkëpunime me artistë të njohur, por dhe me disa nga këngëtarët më të rinj të skenës.

Edhe pse Kastro ka publikuar disa këngë, në fakt vetëm njëra është votuar më së shumti për të hyrë në klasifikimin e “The Top List”. Bëhet fjalë pikërisht për “N’Ballkan”, projektin e sjellë së bashku ne Wendi Mancakun.

Kjo këngë sjell gjithashtu për herë të parë Wendin në mesin e artistëve të Top Awards. Bashkëpunimi i tyre “N’Ballkan” ka qenë më i preferuari i publikut.

Kastro i ka sjellë këto këngë në albumin e tij të 6-të të karrierës, një dokumentar i shoqëruar me kolona zanore të interpretuara nga kengëtaret që jetojnë në Tiranë dhe New York. Përmes tyre do të mundësohet njohja e Tiranës dhe shumë atraksioneve që ajo ofron në ambiente artistike në Shtetet e Bashkuara. Kjo gjthashtu do të kontribuojë në perceptimin e temave sociale dhe politike të dy mentaliteteve, ndërthurur me muzikën.

Xhirimet janë bërë në Tiranë dhe New York, dhe përmes përdorimit të materialeve vizuale të kolonave zanore, do të mundësohet promovimi i Tiranës si një qytet turistik dhe artistik. Si rezultat i këtij projekti vizual, ka dalë një koleksion i muzikës që perfshin 6 këngë me 6 tema të ndryshme, të interpretuara nga 6 artiste nga të dy vendet.