Gjon’s Tears ka qenë vetëm 12-vjeç kur u shfaq për herë në një skenë shqiptare, përkatësisht në “Albanian’s Got Talent”. Këngëtari shumë i talentuar prej shumë vitesh jeton në Zvicër por herë pas here rikthehet në vendin e tij për të vizituar familjarët. 

Gjoni është padyshim ndër artistët më të talentuar që gjithnjë na bën krenarë me arritjet, suksesin dhe projektet e tij. Me një zë të mrekullueshëm, ai arrin të të rrënqethi.

Tashmë Gjon’s Tears do të kemi kënaqësinë që ta dëgjojmë këtë javë në “A Live Night”. Me intervista eksklusive, plot të pathëna, sukseset dhe vështirësitë, por edhe me disa nga hitet e tij të performuara me zërin e tij unik dhe të papërsëritshëm. Mes rrënjëve shqiptare e karrierës ndërkombëtare, Gjoni rrëfehet në versionin më të sinqertë të tij. Ndërkohë po ju njohim me disa nga këngët që ai do të performojë këtë të shtunë…

Babi

Tout l’univers

Silhouette

Répondez-moi

Life on Mars