Spektakli më i njohur i humorit në Shqipëri, “Portokalli”, ka nisur këtë sezon me shumë risi. Personazhë të rinj, por dhe të ftuar shumë interesantë.
Duket se ky sezon pritet të jetë i bujshëm dhe me shumë surpriza. Me të ftuar special nën petkun e aktorit, shumë personazhe të njohur, aktorë e jo vetëm, do t’i shohim në programin më të dashur të humorit.
E një ndër këta të ftuar special, ishte dhe Jonida Maliqi. Artistja ka qenë e ftuar në spektaklin e mbrëmjes së kaluar në “Portokalli”.
E në fakt jo për të kënduar, por për një skenë humori së bashku me Visjan Ukcenaj dhe Akil Varfi. Ja që nuk e dinim këtë anë të Jonidës, por që padyshim mund të themi se e ‘qau’ rolin e saj.