Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut.

Teksa vetëm pak ditë më parë, ai solli bashkëpunimin e tij me Dafina Zeqirin, “Kaje” arriti të pëlqehet shumë nga publiku dhe të numërojë menjëherë miliona klikime në platformën YouTube. Dueti i dyshes ishte një këngë që i këndohet ‘zemrave të thyera’ e padyshim ka ‘goditur’ në emocionet e njerëzve.

Vetëm pak më parë, artisti na tregoi se nuk ka të ndalur me projektet e reja muzikore e sidomos me bashkëpunimet këtë sezon veror. Me anë të një një Instastory ku ka bërë ‘screenshot’, ai ka zbuluar se do të sjellë një duet sërish me reperin Noizy dhe ka zbuluar gjithashtu titullin e këngës që do të jetë “Hapat”. Edhe pse nuk na ka treguar një datë publikimi, urojmë që të kemi mundësi ta dëgjojmë sa më shpejt.