Sërish ndryshime të mëdha kanë ardhur edhe këtë javë sa i përket klasifikimit të “The Top List”. Kreu i kësaj jave ka qenë deri diku surprizues. Kanë qenë Capital T dhe Mc Kresha ata që kanë ‘hekur qafe’ gjithë projektet e tjera dhe duke rrëmbyer kështu fronin.

Kjo kënge është një ndër ato që do të përmbajë albumi i Kapos, “Heartbroken Kids”. Duket se dyshja na kanë rikujtuar se çfarë do të thotë ‘rap’-i i mirë. Ndërkohë “Heku Qafe” pozicionohet me një vend më lart nga java e kaluar.

Vendi i dytë ka shkuar për Anxhelinën dhe Florin me “Anash & Doja”. “Amerikana” e Ledri Vulës nuk ka asnjë ndryshim nga java e kaluar dhe është sërish në vend të tretë. Vendi i katërt ka shkuar për projektin e ri të Alban Skënderaj “Spektatore”. Top 5 e ka mbyllur një tjetër dyshe shumë e suksesshme, Don Xhoni dhe Butrint Imeri me projektin e tyre shumë të pëlqyer nga publiku, “Corazon”.