Kjo javë ka sjellë në listë katër projekte të reja, e ndër to, dy kanë qenë të rrymës Hip-Hop. Thënë kjo, duket se kjo rrymë po mbizotëron dukshëm kohët e fundit në treg.

E sigurisht kjo reflekton dhe në “The Top List”. Por kush ishin projektet Hip-Hop që iu bashkuan listës këtë javë?

Ago, Buta, Singi dhe Lumi B kanë bashkuar forcat për të krijuar një nga bashkëpunimet më me zë të momentit të rrymës hip hop. “Se di për çka” mban titullin ky projekt që i ka renditur ata në vend të 75-të.

Nga ana tjetër një tjetër bashkëpunim bëhet pjesë e listës për këtë javë mes Varrosi, Lyrical Son, Grof, të cilët kanë vendosur ta titullojnë “Besa Besë”. Ky projekt është pozicionuar në vend të 50-të.