# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Shpat Deda

Shpat Deda është këngëtar dhe autor këngësh mjaft i njohur. Në moshën 18-vjeçare, Shpati shkoi për studime për Biznes në Bullgari dhe atje do të bëhej pjesë e grupit “Quiet Hours”. Gjatë kohës së Universitetit, ai pati mundësi të realizonte krijimet e tij të para.

Prezantimi i tij si këngëtar për publikun e gjërë ka ndodhur pikërisht në emisionin “Unplugged” ne Top Channel.

Më pas prezantohet në “Top Fest 5” dhe triumfon me cmimin “Best Neë Artist” me këngën “Enderroj”, e cila u kthye në një hit dhe ende vazhdon të jetë e preferuar nga publiku shqiptar.

Shpat Deda, një emër që të gjithë e njohin dhe e admirojnë sepse arriti të hyjë në brendësinë e çdo të riu që sot e duartroket dhe buzëqesh apo ndjen kur ai përcjell tek ata tingujt e muzikës me kitarë që i krijon vetë. Këngëtari që di të japë maksimumin me zërin e tij, të hapësinohet në ndjenjën e bukur të vargjeve dhe në muzikën që nuk njeh limit.

E njeh skenën, e zotëron atë, e ndjen këngën duke kultivuar një shije të re tek audienca. Shpati është ndër këngëtarët më të dashur dhe më të pëlqyer në Kosovë. Me zërin e tij karakteristik dhe paraqitjen skenike, tërheq të rinjtë kudo ku shfaqet.

NEWS

Shpat Deda & The Private Jets me “Katarsis”, një natë e paharrueshme!

Një mbrëmje e mbushur me emocione dhe muzikë cilësore u përjetua në Sallën e Koncerteve në Universitetin e Arteve më 28 dhe 29 prill, ku Shpat Deda solli për publikun këngët e tij më të dashura. I shoqëruar nga grupi The Private Jets dhe trompisti ndërkombëtar Raynald Colom, artisti ndërtoi një...

“Katarsis”, një udhëtim shpirtëror që të fton në reflektim/Shpat Deda vjen me koncertin e tij në Top Channel dhe TAR!

“A Live Night” kthehet me një speciale për Shpat Dedën dhe koncertin e tij autorial. Histori dashurish pa fund kanë Shpat Dedën në sfond. Mes zjarrit të shkëndijave të para, oqeanit të dashurisë që rritet, dhe lotëve të humbjes, kënga e Shpat Dedës jehoi në një brez të tërë. Me...

Shpat Deda vjen me koncertin e tij "Katarsis", një udhëtim emocional!

I ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ka qenë Shpat Deda artisti i cili ka ‘vjedhur’ zemrat e të gjithëve me këngët e tij. Shpati vjen në “Pardon My French” për të treguar detajet se çfarë do të ndodhë më datë 28-29 prill në koncertin e tij...

Shpat Deda vjen me “Katarsis”, koncerti në 28-29 prill në Tiranë, artisti zbulon detajet…

Kantautori dhe këngëtari, Shpat Deda, do të vijë në Tiranë me një koncert i cili do të mbahet më 28 dhe 29 prill në Akademinë e Arteve. Koncerti “Katarsis” do të sjellë në skenë Shpat Dedën së bashku me grupin “The Private Jets”. I ftuar në programin “Shqipëria Live” këngëtari...

“Njerëzit janë duke bërë muzikë me një ‘click'”/Shpat Deda: Kurrë nuk mund të zëvendësohet performanca live…

I ftuar në “Lancio” në Top Albania Radio ka qenë artisti Shpat Deda. Së fundmi ai ka sjellë albumin e tij më të ri EP në një zhaner të ri siç është Neo Soul. Shpati ka treguar se si lindi ideja për të bërë një album në këtë zhaner muzikor dhe përse...

Shpat Deda ndan më shumë detaje nga EP “Hajde n’Ballon”: “Ky album, dallon nga albumet e tjera…”

Këngëtari dhe kantautori Shpat Deda ka publikuar projektin e tij më të ri “Hajde n’Ballon (Live EP)”, një Live EP Album nën zhanrin neo-soul. “Hajde n’Ballon (Live EP)” përfshin pesë këngë të interpretuara live, ku katër prej tyre janë kompozime origjinale të prezantuara për herë të parë, ndërsa kënga “Ke...

Albumi i ri një perlë! Shpat Deda ia del sërish të na prekë zemrat, ja kënga që i bashkohet listës…

Këngëtari dhe kantautori Shpat Deda ka publikuar projektin e tij më të ri “Hajde n’Ballon (Live EP)”, një Live EP Album nën zhanrin neo-soul. “Hajde n’Ballon (Live EP)” përfshin pesë këngë të interpretuara live, ku katër prej tyre janë kompozime origjinale të prezantuara për herë të parë, ndërsa kënga “Ke...

“Nuk do ta harroj kurrë”/ Sekretet e albumit të ri të Shpat Dedës: Nuk kam bërë asnjëherë diçka të tillë…

I ftuar së fundmi në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel, ka qenë kantautori i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Shpat Deda. Ai ka treguar më shumë detaje për karrierën e tij artistike, frymëzimin e tij, por duke zbuluar dhe pak sekrete mbi albumin e ardhshëm…...

Këngë të reja nga Pint-at, ja kush ja doli të hyjë në klasifikimin e javës…

Vera nuk do të quhej e plotë pa Mc Kresha dhe Lyrical Son! Dyshja nuk i ndalin projektet e tyre muzikore dhe ne nuk mund të ishim më të lumtur se kaq! Nëse menduat se kishit parë e dëgjuar gjithçka nga albumi i tyre i ri, na lini t’ju themi...

U publikuan në dimër, por po kapin verën, këngët më jetëgjata në listë...

Klasifikimi i Top Awards është shndërruar në një nga përzgjedhësit më të mirë të muzikës moderne shqiptare. Nga java në javë kësaj liste i shtohen projekte të reja, duke lënë jashtë saj disa këngë të tjera, të cilat nuk mund të marrin votat e mjaftueshme për të qëndruar në klasifikim....

Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda rimarrin kreun me videon fantastike të hitit tashmë të dëgjuar!

Kur u publikua “Natën”, bashkëpunimi mes Dafina Zeqirit dhe Shpat Dedës, mbetëm menjëherë të mahnitur. Ky ishte një nga ato projekte ku merr vlerë shprehja ‘dashuri me dëgjim të parë’. Këtë e themi sepse kënga fillimisht u publikua pa një videoklip të mirëfilltë. E kjo ishte vetëm çështje kohe, që...

“Natën” e Dafina Zeqirit dhe Shpat Dedës mund të jetë kënga ideale për të bërë dashuri…

Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda na surprizuan para pak javësh me një bashkëpunim shumë goditës. Një projekt perfekt, nëse mund ta quajmë, që nuk e dinim që na duhej. Dyshja kanë bashkuar forcat për të sjellë një baladë të ndjerë dhe shumë mallëngjyese. “Natën” mban titullin dueti i tyre i...

Kreu mbetet i njëjtë, por ja ndryshimet e javës në Top 5!

Pavarësisht se mund të konsiderohet një javë e qetë sa i përket hyrjeve të reja, gjatë kësaj javë ka patur disa ndryshime në pozicionimin e këngëve në klasifikim. E këtu e kemi fjalën tek pozicionimi në Top 5. Kreu i javës edhe këtë herë ka mbetur i njëjtë, me Gjestin...

Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda, bashkëpunimi që nuk e dinim që na duhej!

Që kur Shpat Deda ishte i ftuar për të kënduar në dasmën e Dafina Zeqirit me Kreshnik Gjergjin, duhet ta kishim parashikuar se mund të kishim një bashkëpunim prej tyre. Sidoqoftë, projekti i tyre na erdhi si surprizë këtë javë. Dyshja kanë bashkuar forcat për të sjellë një baladë të...

Këndoi në dasmën e Dafina Zeqirit, Shpat Deda tregon emocionet gjatë performancës, por dhe kërkesën e artistes…

Dasma e Dafina Zeqirit dhe Kreshnik Gjergjit ishte një ngjarje e paharrueshme që kapi vëmendjen e të gjithëve. Detajet e saj u komentuan gjerësisht në rrjetet sociale, me momentet më emocionuese nga ceremonia që u bënë virale. Një nga çastet më të spikatura ishte hyrja e Dafinës, teksa ajo afrohej...

Frymëzimi për albumin e parë? Shpat Deda: “Edhe mua ma kanë thyer zemrën!”

Me zërin melodioz dhe tekstet e tij unike, kantautori Shpat Deda i ka bërë për vete jo vetëm vajzat në vite, por edhe djemtë. Paska edhe nga këta të fundit që mundet të qajnë me këngët e tij. I ftuar në “Pushime on Top”, Shpati ndau me pubikun disa prej...

Teksa po rikthehet me koncertin e tij, mos vallë Shpat Deda do të heqë dorë nga Festivali i Këngës?!

I ftuar në një lidhje telefonike në emisionin “Pardon My French” ishte artisti i mirënjohur Shpat Deda. Pas një suksesi të padiskutueshëm të koncertit të tij që u mbajt në skenën e Katedrales Ortodokse në Tiranë, erdhi koha për një mbrëmje tjetër akoma edhe më magjike. ‘Udhëtim në fjalë e...

Rikthehet koncerti i Shpat Dedës: Udhëtim në fjalë e tinguj! Cili është qyteti me fat?!

Histori dashurish pa fund kanë Shpat Dedën në sfond. Mes zjarrit të shkëndijave të para, oqeanit të dashurisë që rritet, dhe lotëve të humbjes, kënga e Shpat Dedës jehoi në një brez të tërë. Ninullë e përjetshme. Shkëndijë e shëndritshme. Ëndërr që nuk mbaron. Bashkë me mjeshtrin dhe multi-instrumentistin e...

Top 10, rrotullohu rotullohu…

Një tjetër javë pa shumë surpriza në ”The Top List”. Jo shumë ndryshime nga java e kaluar sa i përket renditjes në Top 10. Teksa Luiz Ejlli nuk i ndahet vendit të parë të listës, po ashtu dhe Top 5 nuk ka pësuar asnjë ndryshim. Vendi i dytë shkon sërish...

Shpat Deda në ”Udhëtimin e tij në fjalë e tinguj”…

Këtë herë “A Live Night” kthehet me një speciale për Shpat Dedën dhe koncertin e tij autorial. Artisti solli koncertin e tij autorial më 19 dhe 20 maj në skenën e Katedrales Ortodokse në Tiranë. Me historitë e tij të dashurisë së jetuar dhe të humbur, me lotët, ëndrrat dhe ninullat. Koncerti...