Il Ghost debutoi në “The Top List” vetëm një javë më parë. Ishte bashkëpunimi me Stresin në këngën “Loca” që e bëri atë për herë të parë pjesë të listës.

E mesa duket Il Ghost nuk paska në plan të ‘shkëputet’ nga Top Awards. Ai vjen sërish këtë javë me një projekt të ri.

Il Ghost, pas bashkëpunimit me Stresin javën e kaluar, këtë herë bëhet pjesë e “The Top List” me një tjetër bashkëpunim. Këtë herë ai ka bashkuar forcat me Azet për të sjellë “Sola”.

Kjo në fakt nuk është hera e parë që dyshja bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Por mesa duket Il Ghost dhe Azet kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të arritur suksesin e jashtëzakonshëm.

Dy reperët me famë ndërkombëtare kanë ditur që të sjellin gjithmonë hite dhe të pëlqehen tek publiku. E tillë premton të jetë edhe “Sola”, që është e sigurtë që do të na ndjekë për shumë gjatë.