Disa bashkëpunime mjaft interesante janë bërë pjesë e “The Top List” për këtë javë. E një ndër ta është pikërisht “Pa mu” nga Dardan dhe Azet.

Këngëtarët shqiptarë, Dardan dhe Azet, të cilët veprojnë dhe jetojnë në Gjermani kanë bashkuar forcat për të sjellë një super bashkëpunim. “Pa mu”, titullohet kënga e dy artistëve që i ka pozicionuar ata në vend të 47-të të klasifikimit javor.

Një këngë mjaft interesante, me një klip po aq interesant, ku dushja kanë vendosur që ta xhirojnë në Kosovë. Ka kaluar një kohë shumë e gjatë në fakt që kur Dardan dhe Azet kanë qenë pjesë e “The Top List”. 

Dardan ka qenë për herë të fundit në vitin 2020 me Monet192 me “Gar kein bock” e ndërsa Azet po në të njëjtin vit me bashkëpunimin me Dhurata Dorën në “Lass Los”. “Pa mu” vjen me një gërshetim të gjuhës shqip me atë gjermane dhe që kombinohen kaq bukur në këtë projekt.

Publiku i “Top Awards” ka treguar se e preferon së shumti muzikën gjermane. Dhe Azet dhe Dardan janë shembulli më i mirë i kësaj, por sigurisht artistët nuk e kanë lënë asnjëherë pas dore gjuhën e tyre, ku gjithmonë sigurohen që të kenë dhe elementë apo fjalë në shqip.