Edhe pse artistët meshkuj kanë qënë ata që kanë kryesuar zonën e nxehtë të listës për disa javë rresht, kjo javë ka sjellë ndryshime pasi artistet femra janë renditur në krye. Dy prej tre këngëve të kreut janë sjellë nga dy artistet femra dhe bëhet fjalë për Eneda Tarifën dhe Elavan Gjatën.
Eneda Tarifa ka arritur të rrëmbejë vendin e parë në javën e dytë të futjes në listë me këngën “Per Ty“. Falë sugjerimeve nga ana e publikur ky projekt muzikor është ngjitur me 18 pozicione nga java e kaluar, duke u shpallur kënga më e votuar e javës.
Cricket dhe Yll Limani vazhdojnë të jenë të preferuar për publikun shqiptar me njërin prej bashkëpunimeve të tyre “Ndoshta”. Ndërkohë që javën e kaluar pozicionohej në vendin e parë, kjo javë e rendit dyshen në vendin e dytë, duke humbur një pozicion.
Elvana Gjata u rikthye në shkurti e këtij viti me “Thirr“, një këngë që mbizotëroi klasifikimin për dy javë rresht. Kjo javë e ka pozicionuar artisten në vendin e tretë, duke humbur një pozicion nga java e kaluar.