Këngëtari i njohur shqiptar, Redon Berani, ka publikuar së fundmi, këngën e tij më të re, të titulluar “Gocë nga Tirana”. Ky projekt është një version i rikthyer i këngës që u interpretua nga Ermal Fejzullahu vitet e shkuara.
Teksti i këngës është shkruar nga vetë Redoni, me beat nga Robert Berani dhe producim nga Berani Music. Videoklipi i këngës u realizua në Tiranë.
Përveç muzikës, Redoni ka tërhequr vëmendjen kohët e fundit me paraqitjen e tij në edicionin e katërt të Big Brother VIP, ku hyri së bashku me nënën e tij, Gilin, si një banor i vetëm, por qëndruan vetëm një javë në garë. Që kur artisti e paralajmëroi këtë këngë, e ka bërë publikun të dyshojë nëse është një dedikim apo i insipiruar nga një prej banoreve të “Big Brother”, Egli Tako, me të cilën ka qenë shumë i afërt gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, si dhe jashtë ka nënkuptuar një pëlqim për të.
Pak ditë më parë, Redoni ka qenë i ftuar në “Big Brother Radio” në Top Albania Radio, ku u pyet më shumë mbi këtë projekt. Kur u ngacmua për të zbuluar nëse kënga i dedikohet Eglit, Redoni tha:
Po… Unë kam 80 ditë jashtë, kam udhëtuar, kënga është pjesë e krejt eksperiencave që kam pasur. Në shenjë solidariteti, sidomos në këtë moment, kjo këngë shkon për shoqen time më të mirë, Eglin, shërim të shpejtë!