Në shkurt të vitit 2019, publiku i “Top Awards” u njoh me një këngëtar të ri në muzikë dhe bëhej fjalë për Gjon’s Tears. Po të kthehemi pas në kohë, në intervistën e dhënë për “Top Awards”, Gjon Muhametaj shpjegoi arsyen pse zgjodhi si emër arti Gjon’s Tears si edhe shumë detaje të tjera sa i përket muzikës.

Ishte pikërisht projekti “Babi”, ai që e bëri këngëtarin për herë të parë pjesë të klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Gjon’s Tears, i cili ishte i ftuari special në finalen e “The Voice of Albania“, duke dhënë një performacë të shkëlqyer, arriti të renditej i pari në “The Top List”.

Votuesit e “The Top List” kanë gjithmonë të drejtë kur bëhet fjalë për përzgjedhjen e këngëve të tyre dhe këtë e kanë treguar më së miri me Gjon’s Tears, i cili do të jetë një ndër pjesëmarrësit e këtij viti në Eurovizion.

Artisti me origjinë shqiptare, i cili ka qënë një ndër pjesëmarrësit e “Albania’s Got Talent”, do të përfaqësojë Zvicrën në Eurosong, e cila këtë vit zhvillohet në Rotterdam.

“Répondez-moi” është kënga që talenti shqiptar do të këndojë në “Eurovizion 2020”, një këngë mistike dhe e thellë, e cila flet për dramat jetësore.

Pas këtij lajmi të shkëlqyer, në Eurovizion 2020 do të kemi dy shqiptar, Arilena dhe Gjon’s Tears, njëra përfaqësuese e Shqipërisë dhe tjeri përfaqësues i Zvicrës. Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të themi “Goooooo Shqipe”.