Një artist me kuptimin e plotë të fjalës, që ka arritur një sukses të madh jo vetëm me talentin, por edhe me punën e tij të palodhur. E për kë mund ta kemi fjalën tjetër përveç se për Gjon’s Tears…
Gjoni është padyshim ndër artistët më të talentuar që gjithnjë na bën krenarë me arritjet dhe suksesin e tij. Artisti dallon fare mirë nga të tjerët për shkak të zërit të tij të mrekullueshëm dhe unik.
Gjon’s Tears ka qenë vetëm 12-vjeç kur u shfaq për herë në një skenë shqiptare, përkatësisht në “Albanian’s Got Talent”. Këngëtari shumë i talentuar prej shumë vitesh jeton në Zvicër por herë pas here rikthehet në vendin e tij për të vizituar familjarët.
Nëse ju kishte marrë malli për Gjon’s Tears që kur perfomoi në “A Live Night”, pritjes i erdhi tanimë fundi. Artisti mjaft i talentuar na ka prekur edhe njëherë me zërin e tij unik në projektin e ri “Pure”.
“Pure” nënkupton “pastërti” dhe Gjon ka ditur si ta sjellë me plot emocion me zërin e tij kristal dhe ‘qelibar’. Ky projekt renditet në vend të 33-të të klasifikimit të “The Top List” për këtë javë.