Gjon’s Tears, artisti i njohur që na ka bërë krenarë me arritjet e tij, u quajt “Zëri i një engjëlli” nga Eurovision. Një artist padyshim shumë i talentuar dhe i suksesshëm në MTV Europe Music Awards 2021, Gjon ka fituar çmimin “Performuesi më i mirë zviceran”, lajm i cili padyshim na gëzoi të gjithëve.
Projekti i fundit i realizuar prej tij është “Silhouette”, një këngë shumë e realizuar përsa i përket tekstit, mesazhit, melodisë, anës vizuale dhe asaj estetike. Kjo këngë është prej 12 javësh si pjesë e klasifikimit të “The Top List” dhe për këtë javë renditet në vend të 9-të.
Së fundmi Gjon ka bërë të ditur përmes postimeve të tij të fundit në llogarinë zyrtare në Instagram se ka ardhur në Tiranë. Padyshim që ky lajm i ka gëzuar të gjithë fansat e tij. Mos vallë Gjon është duke punuar me projektin e tij të ardhshëm? Na mbetet të presim dhe pak për të zbuluar më shumë nga artisti.