Në vitin 2019, publiku i Top Awards u njoh me një këngëtar të ri në muzikë dhe bëhej fjalë për Gjon’s Tears. Ishte pikërisht projekti “Babi”, ai që e bëri këngëtarin për herë të parë pjesë të klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, e cila trajton një temë mjaft interesante.

Me talentin e Gjon jemi njohur vite më parë, kur ai ishte një djalë 12-vjeçar, në konkursin e “Albanian’s Got Talent” në Top Channel, ku Gjoni arriti deri në finale. Ai vazhdon karrierën e tij në muzikë në Zvicër, ku dhe jeton.

Tashmë fansat e Gjon kanë një arsye që të gëzohen. Së fundmi artisti nëpërmjet një postimi në Instagram ka bërë të ditur se këtë fundjavë fillon regjistrimin e albumit të tij me të cilin ka qenë duke punuar këto kohë. Ne jemi shumë kuriozë për të mësuar më shumë dhe shpresojmë të mos na duhet të presim gjatë.