Lumi B sjell bashkëpunimin më të ri në klasifikimin javor. Këtë herë ai bëhet bashkë me Gentin, një emër i ri në listën e Top Awards.

“Kriminale” është hyrja më e re e javës në “The Top List”. Genti dhe Lumi B sjellin një atmosferë të fuqishme dhe ritmike me “Kriminale”, një këngë që eksploron pasionin dhe jetën e rrugës me një beat energjik.

Në këtë bashkëpunim, Gent dhe Lumi B sjellin një mesazh që ka të bëjë me jetën e vështirë dhe realitetin e përditshëm, duke pasqyruar sfidat e jetës urbane dhe përpjekjet për të mbijetuar në një botë të egër. Mesazhi kryesor i këngës është një lloj rebelimi ndaj sistemit dhe kushteve të vështira, duke u detyruar që shpesh të bëhen zgjedhje të vështira për të mbijetuar.

“Kriminale” mbyll Top 100 për këtë javë. Ky projekt është debutues për Gentin në “The Top List”, kështu që le të njihemi më shumë me të…

Gentian Teneqja ka lindur më 15.03.2000 në Belgjikë. Karrierën artistike e ka filluar që në moshë të re. Projekti i tij i parë ka qenë kënga “T’a pas idée”, që ka korrur një sukses të madh. Pas duetit me Lumi B, “Kriminale”, që e solli për herë të parë në “The Top List”, Gent premton që do të ketë edhe bashkëpunime të tjera para verës.