Larry Gashi ose siç njihet me emrin e tij artistik G4SHI është reperi më i ri në tregun muzikor i cili ka origjinë kosovaro-shqiptare.

Historia e tij përkon me atë tipiken e familjeve kosovare të cilat nisën emigracionin gjatë trazirave në Ballkan. Familjarisht ai emigroi në Libi, Afrikë, Europë e më në fund duke u sistemuar në Amerikë gjatë përiudhës së shpërthimit të muzikës Hip Hop.

Që në moshë të hershme G4SHI u rrit duke dëgjuar muzikën e 2Pac,  Jay-Z,  Dr.Dre,  Eminem e të tjerë të cilët e frymëzuan për të repuar në lagjet e Brooklyn, New York.

Kohët e fundit talenti i tij ka rënë në veshët e producentit dhe këngëtarit të famshëm Jay-Z, megjithëse momentalisht punon si një artist i pavarur.

Së fundmi ky artist është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” në “Top Awards” me një projekt të titulluar “Rose Gold” i cili për këtë javë mban vendin e 7-ë.