Ai është një tjetër krenari shqiptare që me talentin e tij po shkëlqen në arenën ndërkombëtare. Bëhet fjalë për G4shin, i cili po korr një sukses të madh me projektet e tij muzikore të publikuara së fundmi.

Edhe pse projekti i tij i fundit muzikor është “Personal”, i cili është publikuar rreth 3 muaj më parë, duket se fansat ende preferojnë “Rose Gold” pasi prej 11 javësh ajo vazhdon të jetë pjesë e “The Top List”, duke u pozicionuar mjaft mirë.

Gjatë kësaj jave, përmes votave të publikut, “Rose Gold” ka mundur të ngjitet me 20 pozicione në klasifikimin e 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke u renditur në vendin e 27-të.