Fifi rikthehet sërish në listë me një këngë romantike dhe të ndjerë, siç asaj i shkon më së miri. Projekti i saj i ri që ka hyrë këtë javë në “The Top List”, mban titullin “Hala”.
“Hala” përmban një miks të zhanreve moderne, duke u karakterizuar nga një melodi e ngrohtë dhe tekst i thellë. Kënga flet për një histori dashurie dhe dhimbjen e mungesës së personit të dashur.
Fifi ka sjellë një projekt ku shumë prej nesh mund ta ndiejnë pranë vetes, një këngë për dikë që është larg, por ende i pranishëm në mendje dhe zemër.
Artistja vazhdon të tregojë se është një nga artistet më të talentuara dhe më të dashura në tregun shqiptar dhe me “Hala”, ajo ka arritur ta vërtetojë sërish këtë.