Vetëm pak kohë nga publikimi i këngës së saj të fundit, i cili është bashkëpunimi me reperin e njohur, Gjiko dhe titullohet “Djegi krejt”, Fifi erdhi me një surprizë të re për ndjekësit e saj. Ishte partneri i saj Adisi ai që ka postuar fillimisht një foto në ‘Instastory’ nga montazhi i klipit që u dyshua se do të kishte skena të nxehta, megjithatë rezultoi se thjesht mbante titullin e filmit erotik “365”.

Kjo surprizë e bukuroshes erdhi sërish në bashkëpunim me Gjikon e mesa duket dyshja kanë gjetur ‘gjuhën e përbashkët’ për të arritur suksesin këtë verë. “365” titullohet bashkëpunimi i Fifit dhe Gjikos që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” dhe madje votat e publikut e kanë renditur menjëherë në vend të tretë.

Kjo këngë duket se e ka sfiduar “Djegi krejt” duke na bërë që të fiksohemi me të sa hap e mbyll sytë. “365” është e sigurtë që do t’ju shoqërojë gjatë.