‘E dyta e vërteta’ për Fifin dhe Gjikon! Bashkëpunimi i tyre i dytë brenda një kohe shumë të shkurtër ka arritur që të korrë një sukses të padiskutueshëm.

Që me javën e parë të publikimit, “365” ia doli që të pozicionohej në vend të tretë të klasifikimit të “The Top List”. E tashmë për të dytën javë rradhazi, kjo këngë nuk po i ndahet kreut duke rezultuar si projekti më i votuar prej publikut.

“365” duket se e ka sfiduar “Djegi krejt” duke na bërë që të fiksohemi me të sa hap e mbyll sytë. Mesa duket dyshja kanë gjetur ‘gjuhën e përbashkët’ për të arritur suksesin këtë verë.