Familia Ideale është një ndër hyrjet më të reja të “The Top List”. Pavarësisht se ky grup nuk është mjaft i njohur për publikun shqiptar, duket se stili i tyre i vecantë i të bërit muzikë “rap”, ka mundur ta bëjë atë pjesë të klasifikimit të 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Familia Ideale është një grup muzikor shqiptar, i krijuar në vitin 2004, që bëjnë muzikë “rap underground” dhe përbëhet nga 7 anëtarë ku 6 prej tyre këndojnë ndërsa tjetri merret me produksionin e këngëve dhe realizimin e videoklipeve.
Ndërkohë që ata jetojnë mes Shqipërisë dhe Greqisë duket se muzika e tyre e vecantë, ajo e “rap-it labçe”, ka bërë që ky grup të tërheqë vëmendjen në tregun e muzikës shqiptare. “Për pak Dritë” është një projekt muzikor, i cili është publikuar rreth 9 muaj më parë, por që vetëm këtë javë ka mundur të jetë në “The Top List”.