Enca zgjedh gjithmonë të lërë një shije të mirë të publiku me projektet e saj, kështu ka bërë edhe “Nashta”.
Kjo këngë, e cila ka rezultuar tepër e pëlqyer nga publiku shqiptar, i dedikohet një dashurie të përfunduar.
Por a është kjo këngë një dedikim personal për artisten?
Enca ia dalë të na bëjë konfuz dhe kjo për shkak të një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, ku në një komunikim në “Whatsapp” me ish të dashurin, ai shkruan nëse kjo këngë është për ata të dy dhe përgjigjia është “Ndoshta”.
Nuk dihet në fakt nëse ky është një komunikim që Enca ka patur me ish të dashurin e saj apo nëse dikush nga fansat ia ka nisur artistes.
Nga ana tjetër, Enca ka qënë gjithmonë e rezervuar sa i përket jetës së saj personale, kështu që nuk është aspak e qartë nëse këngëtarja është në një lidhje apo jo.
Përpos gjithë zhurmës së krijuar, Enca ia ka arritur qëllimit të na provokojë në videon muzikore të këngës, duke u shfaqur në një formë perfekte fizike.
Sugjerimet nga ana e publikut e kanë pozicionuar “Nashta” në vendin e 48-të.