Ditën e sotme, me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë shumë shqiptarë ndër ta edhe personazhe VIP kanë postuar në rrjete sociale urimin e tyre për këtë festë kombëtare. E me këtë rast Elgiti përveç se ka uruar të gjithë shqiptarët, por gjithashtu ka përgatitur dhe një dhuratë për të gjithë, ku me anë të një postimi ka treguar se ka krijuar versionin e tij të këngës së njohur “Mora Fjal”.
Projekti, i cili i përket artistes Shkurte Fejza, është përpunuar në mënyrë të veçantë nga kantautori. E ashtu si çdo prurje e Elgitit, edhe ky version kaq ndryshe dhe me një frymë tjetër nga çfarë jemi mësuar të shohim nga artisti, arriti të tërheqë menjëherë vëmendjen dhe do pëlqehet po aq.