Elgit Doda pas një sërë projektesh mjaft të suksesshme, e provon sërish me “Ik”. Kjo këngë duket të jetë hiti i radhës i momentit, pasi menjëherë arriti të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve.
Elgiti e solli “Ik”, më në fund pas shumë mesazhesh të publikuara në Instagramin e tij, si pjesë e strategjisë së marketingut që kishte zgjedhur këtë herë. Tekstet që shihnim aq shpesh të publikuara në profilin e tij, tashmë i dëgjojmë si pjesë e tekstit të këngës.
Edhe këtë herë, artisti është siguruar që të sjellë një këngë dashurie që ka shkuar keq. Megjithatë, vlen të përmendet se “Ik”, ndryshe nga projektet e tjera paraardhëse, është me natyrë më ritmike.
“Ik” duket se është në hapat e duhur drejt suksesit, njësoj si çdo projekt tjetër i Elgitit, por mbetet për t’u parë nëse do t’i tejkalojë ato apo do mbetet në hijen e tyre. Kjo këngë e ka pozicionuar artistin në vend të 100-të të “The Top List”.