Ai është një nga zërat më të përfolur të momentit. Bëhet fjalë për artistin Elgit Doda, këngët e të cilit gjithnjë janë kthyer në hite muzikore. Duket se, së fundmi, Elgiti është në kulmin e karrierës së tij, duke numëruar hite të njëpasnjëshme muzikore.

I ftuar në “Pardon My French” në Top Albania Radio, në një lidhje telefonike, Elgit Doda ndër të tjera foli për hitin “TL (Toxic Love)”, një këngë që numëroi mijëra klikime që në çastet e para të publikimit.

I pyetur a ishte kënga për Bora Zemanin, Elgit Doda u shpreh si më poshtë.

Ishte ndjesi e Donaldit. Nuk më tha Donaldi për kë ishte ndjesia… Mund të kem patur edhe unë ndoshta një histori. Ishte thjesht ndjesia për një lidhje toksike. Është temë e bukur sepse çdo njeri mund të ketë kaluar një gjë të tillë. Ai asnjëherë nuk përmendi për kë, por njerëzit e çojnë ku të duan.

Duke folur për këngën “Ku Je”, një tjetër sukses të tijin, Elgiti zbuloi se pritet të publikojë një tjetër projekt muzikor brenda datës 14 shkurt.

Njeriu që donte një dashuri toksike “TL (Toxic Love)”, e kërkonte gjithmonë “Ku Je”, por në fund fare e kuptoi që nuk ia vlente. Kjo është një triologji sepse është me tri këngë, ku tek e fundit i thotë “Mirupafshim”. Kënga do të vijë brenda datës 14 shkurt. Nuk e di çfarë ka qenë në trurin e Donaldit, nuk kemi folur fare për këtë…

Projekti “TL” renditet në vend të 10-të për këtë javë, ndërsa “Ku je” pozicionohet në vend të 16-të.