Elgit Doda është një nga këngëtarët dhe producentët më të njohur të momentit. Mund të themi me plot gojë se ky vit ka qenë tepër i suksesshëm për të edhe në karrierë.
Artisti ka publikuar shumë projekte që jo vetëm kanë arritur të ‘rrëmbejnë’ zemrën e publikut, por edhe të bëhen virale e të numërojnë miliona klikime. Megjithatë, duket se ky vit vetëm sa paska nisur për Elgitin e këtë na e bën me dije një prej bashkëpunëtoreve të tij, e cila e pyetur në një ‘Ask’ për projektet e ardhshme të producentit, dha përgjigjen që të gjithë donim të dëgjonim dhe këtë e ripostoi vetë ai.
Ka shumë projekte të fuqishme, shumë shpejt. 2022-2023 do të jetë flakë.