Elgit Doda gjithmonë na ka suprizuar me projekte të ndryshme muzikore, që kanë arritur të tërheqin vëmendjen e publikut të gjerë shqiptar. Me një karrierë gjithmonë në ngjitje, ai ka arritur ta balancojë atë mjaft mirë edhe me jetën private, ku mund të përmendim këtu lidhjen e tij disa vjeçare me këngëtaren dhe aktoren Klea Huta, kurorëzimin e dashurisë së tyre dhe ardhjes në jetë të vogëlushit Krid.

Për tu fokusuar pak më shumë në lidhje me karrierën e tij si artist, Elgiti shpesh herë ka realizuar bashkëpunime me figura mjaft të njohura të industrisë muzikore shqiptare, por më të spikaturat së fundmi ka qenë ato me vëllezërit Veshaj. Duket se artistët kanë vendosur të na surprizojnë sërish e këtë herë bëhet fjalë për Romeon. Me anë të një Instastory të publikuar pak më parë dyshja na ka treguar se janë duke punuar mbi një projekt dhe ne jemi gjithë sy e veshë për të parë se çfarë do të sjellin djemtë.

Nuk mjaftoi kjo, por ditën e djeshme artistët vendosën ‘të na e shuanin pak kureshtjen’, duke postuar në Reel një fragment të projektit të ri. Aty shfaqen dy djemtë duke kënduar pjesët e tyre, duke shkruar në mbishkrim një emoji të një zemre të thyer dhe hashtagun me numrin tre. Klea Huta gjithashtu ka suportuar bashkëshortin, duke u shprehur “se ka dy dekada që nuk ka dëgjuar si kjo vepër arti”. Nuk dihet se kur do të publikohet ky projekt, por fansat e tyre me siguri që mezi po presin datën e lançimit zyrtar.

https://www.instagram.com/reel/CrZCHtuxUfe/?igshid=YmMyMTA2M2Y=