Elai është një ndër reperët më të talentuar dhe ka qenë një nga artistët që ka hyrë fuqishëm në klasifikimin e “The Top List”. Edhe pse i ri në moshë, kjo nuk e ka penguar atë aspak që të krijojë një karrierë të mirë artistike që tani.

Elai sigurohet që gjithnjë të sjellë projekte interesante dhe që arrijnë të bëjnë goxha bujë duke krijuar një impakt të madh tek publiku. Të tillë ishin dhe projektet me të cilat ai u votua për të qenë në “The Top List”, si “Nokia”, “Paranormal”, “Lale”, “Pise” apo “Lovely”.

Kishte kaluar një periudhë pak e gjatë pa patur një projekt të ri nga reperi. Por tani pritjes i erdhi fundi.

Elai ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” me projektin e tij më të ri, “Truni terr”. Një projekt i paralajmëruar prej kohësh dhe që më në fund u publikua tanimë.

“Truni terr” renditet në vend të 60-të të listës për këtë javë. A do të ketë ky projekt po aq sukses sa këngët e tjera të reperit? Le të shohim…