Elai di gjithmonë se si të tërheqi vëmendjen e dëgjuesve dhe as këtë radhë nuk ka gabuar me publikimin e këngës së fundit. Reperi ka sjellë vetëm pak ditë më parë projektin e tij më të ri që mban titullin “Ghetto”.
Artisti nuk ndalet këtë vit me publikimin e këngëve, të cilat janë kthyer menjëherë në një hit, edhe falë platformave të ndryshme sociale. “Ghetto” ka arritur të marrë votat e publikut dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.
Ai sigurohet që gjithnjë të sjellë projekte interesante dhe që arrijnë të bëjnë goxha bujë duke krijuar një impakt të madh tek publiku. Elai ka diçka që e bën mjaft të veçantë.
Pëveç talentit, ai di se si të eksperimentojë dhe çdo projekt është mjaft i ndryshëm nga njëri-tjetri. Elain e kemi parë edhe si romantik, por edhe si ‘gangsta’.
E sigurisht që kjo e bën një nga artistët më të veçantë të tregut. Edhe në “Ghetto”, ai ka ditur si t’i ndërthurë mjaft mirë këto dy tipare të tij.