Dafina Zeqiri dhe Elvana Gjata janë dy ndër emrat më të rëndësishëm të muzikës shqiptare. Dyshja gëzojnë një numër të madh fansash dhe kanë një karrierë të gjatë artistike.
Si Dafina ashtu dhe Elvana kanë korrur suksese të padiskutueshme dhe kanë sjellë tek publiku vetëm hite. Dhe thënë kjo, audienca i ka konsideruar dy vajzat si ‘rivale’ me njëra-tjetrën, secila me arritjet e saj të mëdha.
Së fundmi një postim i Elvanës ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Këngëtarja ka ndarë në Instagram këngën e re të Yll Limanit dhe Dafina Zeqirit, që mban titullin “Kaje”, duke e shoqëruar me dy ikona zemrash.
Të jetë kjo sepse është një mikeshë e ngushtë e Yllit, vetëm apo ta marrim si një shenjë që së shpejti mund të kemi një bashkëpunim nga dy emrat më të dashur për publikun, Elvana dhe Dafina? E sigurtë do të ishte që do të jetë ‘bombë’!