Aktor, piktor, moderator, tekstshkrues, këngëtar… Të gjitha i ka ky djalë! E kemi fjalën pikërisht për Donald Veshaj.

Donaldin e kemi parë teksa e ka sfiduar veten e tij në disa fusha. E ne do ndalemi pak tek muzika.

Kohët e fundit Donaldi ka sjellë disa projekte muzikore të cilat kanë rezultuar mjaft të suksesshme dhe kanë krijuar një impakt të mirë tek publiku. Kjo reflektohet dhe në klasifikimin e ”The Top List”.

Dy nga projektet e tij vazhdojnë të jenë ndër më të preferuarat e audiencës. ”Hesht” dhe ”Nuk je” nuk po i ndahen Top 5 si dy ndër projektet më të votuara të javës. Aktualisht ato ndodhen në vend të dytë dhe të tretë të klsifikimit të ”The Top List”.