Është koha për një tjetër sukses të Donald Veshaj. Pas arritjes së tij të madhe në edicionin e këtij viti të “Big Brother VIP”, tani erdhi koha që Donaldi të përkushtohet totalisht në muzikë.

Kënga e tij solo “Nuk je” bëri që Donaldi të njihet gjerësisht duke u futur kështu për herë të parë mes artistëve të Top Awards. “Nuk je” rezultoi njëkohësisht dhe mjaft ogurmirë për artistin.

Në një periudhë fare të shkurtër, ky projekt u bë më i përfoluri në publik e në media. Nuk kishe si t’i anashkaloje thashethemet se kjo këngë mund të ishte një dedikim, apo se kujt i drejtohej si mesazh.

“Nuk je” është prej 3 javësh pjesë e klasifikimit të “The Top List” dhe këtë javë është rritur me 17 pozicione duke u renditur kështu menjëherë në vend të parë të listës. Tani mund të themi me plot gojën se Donaldi është padyshim artisti më i votuar i javës, por a do të vazhdojë ta mbajë fronin edhe javën e ardhshme?