Donaldi arrin një tjetër sukses në klasifikimin e 100 këngëve më të mira moderne shqiptare në Top Awards. Ai ka arritur të rrëmbejë fronin me projektin e tij më të fundit.

“Hesht” ka vetëm dy javë si pjesë e klasifikimit të “The Top List” dhe suksesi dhe impakti i mirë që pati tek publiku është i dukshëm që tani. Ky projekt erdhi si dhuratë për fansat e tij me rastin e ditëlindjes së artistit, pikërisht më 1 shtator.

Nga teksti i këngës ne na u duk si një ‘kërkim falje’ për historinë e tij aq të bujshme të dashurisë që tanimë është konfirmuar ribashkimi. E duket se kjo po funksionon edhe si një marketing shumë i mirë.

Gjithsesi nuk mund ta mohojmë që Donaldi po e shfrytëzon në maksimum këtë kohë për të ardhur me projekte të shumta muzikore. Fansat ende presin shumë prej tij, kështu që le të shohim se çfarë do të na ‘gatuajë’ në vazhdim artisti.