Donald Veshaj prej muajsh tanimë është një nga emrat më të përfolur në media dhe portale që pas përfundimit të “Big Brother VIP”. Shumë është spekuluar mbi jetën e tij private pasi me veprimet dhe historitë e tij ka ngjallur kuriozitetin e publikut.

Së fundmi, aktori nisi dhe emisionin e tij më të ri në Top Channel, “Më lër të flas” së bashku me vëllain e tij Romeon. Dhe në muzikë gjithashtu, Donaldi ka qenë shumë aktiv me prodhime të reja muzikore.

Kënga e tij solo “Nuk je” bëri që Donaldi të njihet edhe më gjerësisht në muzikë duke u futur kështu për herë të parë mes artistëve të Top Awards. Në një periudhë fare të shkurtër, ky projekt u bë më i përfoluri në publik e në media.

“Nuk je” është prej 22 javësh si pjesë e klasifikimit dhe ende vazhdon të votohet shumë nga publiku. Votat e dëgjuesve dhe të fansave të tij e kanë renditur Donaldin në vend të 10-të duke mbyllur kështu Top 10 për këtë javë.