Pak kohë më parë Donald Veshaj publikoi projektin e tij solo të titulluar “Nuk Je”. Duket se pas këtij projekti, Donaldi nuk do të ketë më të ndalur.

Artisti ka pasur goxha komente pozitive lidhur me “Nuk Je” dhe madje këtë e vërtetojnë dhe reagimet në rrjet. Madje votat e publikut e kanë renditur në vend të parë të klasifikimit të “The Top List” për këtë javë.

Thënë kjo, Donaldi do të jetë pjesë e një tjetër projekti, këtë herë një bashkëpunim me të vëllain, Romeo dhe Elgit Doda. Ishte Elgiti ai i cili ka ndarë një postim nga studioja muzikore, duke paralajmëruar një projekt të ri. Ai ka etiketuar vëllezërit Veshaj, duke nënkuptuar kështu se bëhet fjalë për një duet me ta.

Kënga e tyre e re do të titullohet “Picasso”. Artistët nuk na kanë zbuluar ende një datë publikimi, megjithatë dimë se projekti i tyre do të vijë shumë shpejt. Nga ana tjetër “Nuk Je” është rritur me 17 pozicione nga java e kaluar.