Një ditë para premierës absolute të filmit “5 Herë Jo”, protagonistët dhe stafi realizues dolën në një konferencë për mediat. Donald Veshaj dhe Bora Zemani, përkatësisht Jora dhe Gjergji, të cilët do të përballen më një sërë të papriturash në botën kinamesë, artit dhe televizionit, ndanë emocionet e rolit.

Ata kanë zbuluar detaje rreth këtij filmi, si kanë shkuar xhirimet e gjithçka tjetër. Veç kësaj, Donaldi ka folur për kolonën zanore të filmit që u realizua nga Alban Skënderaj me producent Elgit Dodën.

Por një deklaratë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Donaldi bëri të ditur gjithashtu se ka hequr dorë tërësisht nga muzika.

Dora e Elgitit është brenda prapë. Unë kam heq dorë nga muzika se ishte një eksperiment i imi që nuk zgjati shumë. Unë kam vendosur që të fokusohem në gjërat e tjera që di t’i bëj më mirë sepse nuk mendoj që muzikën mund ta bëj mirë.