Donald Veshaj ishte finalisti i “Big Brother VIP” dhe padyshim më i përfoluri duke dalë dhe si personazhi më i kërkuar në Google për vitin 2021 në vendin tonë. I përfolur për puthjen me Borën, lidhjen e tanimë ndarjen me Beatrix Ramosaj me të cilën krijoi një lidhje brenda shtëpisë së “BBV”, aktori ka vendosur që këtë herë të tërheqë vëmendje me një tjetër gjë.

Bëhet fjalë për një këngë të re që lançoi vetëm pak ditë më parë. Teksti i këngës është shumë i ndjerë dhe flet për një dashuri të mbaruar, ku një prej partnerëve e ka lënduar shumë tjetrin, i cili vazhdon e dashuron. Siç thotë dhe një pjesë e këngës: “Ti ke dit veç me m’thy…”

Nuk e dimë se kush ka lënduar kë mes tyre, pasi ‘faji mbetet jetim’, megjithatë e dimë që është për Borën. Kjo pasi një detaj i vendosur nga vetë aktori në klipin e tij, pikërisht në fund është numri 5 i cili qëndron për shumë pak. Deri këtu është në rregull, por nëse rikujtoni data 5 është data e lidhjes së Borës dhe Donaldit. Këtë e ka thënë vetë Donaldi brenda shtëpisë së “BBV” ku i bëri dhe Borës dhuratë varësen e tij.

Mesa duket, projekti më i ri i Donaldit ka prekur zemrat e dëgjuesve duke arritur të rezultojë kështu shumë i suksesshëm. “Nuk je” e ka pozicionuar artistin në vend të 56-të të klasifikimit të “The Top List” për këtë javë.